Grabitje edhe në Leskovik, aty ku nuk u grabit as më ’97

Nga Fatmir GUDA

“Rilindja” s’paska të sosur me rekordet e shtuara negative ditë pas dite. Pasiguria dhe mungesa e rendit publik tanimë e ka shtrirë hartën e vet në gjithë gjeografinë e vendit, madje edhe aty ku nuk u guxua të grabitej as më ’97, kohë kur bandat dhe maskat bënin ligjin.
Haberet tashmë vijnë edhe nga Leskoviku një prej qyteteve më të qeta në Juglindje të vëndit ku kultura dhe bashkjetesa mes qytetarëve është një element që e ka dalluar qartazi edhe gjatë 28 viteve të tranzicionit. Aty ku edhe makinën ta parkoje larg banesës, madje me xhama hapur nuk ta cënonte kush, ka dy javë që brenda një harku shumë të shkurtër kohor në mënyrë të njëpasnjëshme është shfaqur fenomeni i grabitjes. Preh e grabitësve në orët e natës kanë qënë bizneset, konkretisht, minimarket dhe bar kafe.
Mos zbardhja e këtyre bastisjeve dhe moszbulimi i autorëve të tyre ka nxjerrë në pah dhe mugesën e efikasitetit të efektivave policore dhe rënien e besueshmërisë së tyre tek qytetarët, të cilët si kurrë më parë ndodhen në një situatë paniku prej mundësisë së përsëritjes në të ardhmen të ngjarjeve të tilla kriminale, pothuajse të pazakonta për ta.
Sigurisht që arsyet që duket të kenë çuar në këto ngjarje thuhet të jenë ato ekonomike duke ju referuar faktit që objekt i këtyre vjedhjeve kanë qënë kryesisht ushqime dhe orendi, pasi dihet prej të gjithëve, që xhirrot modeste ditore të bizneseve të vogla nuk kanë luksin t’i lënë në ambjentet e bizneseve edhe gjatë natës. Pra shprehja “frika e rruan vrreshtin” duket se ka humbur kuptimin në çdo cep të territorit dhe papunësia apo gjëndja tejet e rënduar e ekonomive familjare në vënd po shihet si shkak për rrishfaqen dhe shtrirjen e fenomenit të maskave, grabitjeve me armë, bastisjeve dhe vjedhjeve.
Sigurisht që kjo që po ndodh edhe në një nga zonat më të qeta e më pa ngjarje kriminale në vënd është jo vetëm pasqyra më e kthjellët e gjithë realitetit ekonomik e social të Shqipërisë, por edhe një këmbanë e fortë alarmi për atë që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt, nqs qeverisja e vëndit do të vazhdojë të shkojë në drejtim të paditur, aty ku qëndrojnë zakonisht sipas komunikatave për shtyp të policisë edhe keqbërësit e autorët e krimeve.