Denoncimi i Berishës: Rama, 20 milionë dollarë për të takuar Trumpin

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë denoncimin e fortë në Parlament duke deklaruar se Rama po lobon me 20 milionë dollarë vetëm për të takuar Presidenti amerikan Trump. “Ti që i the Trump se është trup i civilizmit , tani po lobon me 20 milionë dollarë vetëm që të sigurosh një takim me të”, iu drejtua Berisha, Ramës.
Ndërsa Rama e pyeti nëse “me dasht e kapërcen oqeanin”, Berisha tha se merr ftesa çdo muaj por se nuk udhëton për qëllime zyrtare askund.
“Edi na thuaj zonja Basha ka opsione ose aksione në Bankë, off shore. Na thuaj si shkove me bisht në shalë në Berlin.
Kur unë largova nga aktiviteti, nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo që më ka ardhur për arsye më së shumti përfaqëson zgjedhës në parlament, por më së shumit është person privat. Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit më shumë ftesa se askush tjetër. Por iu jam përgjigjur se nuk mundem pasi nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike por veten time. Çdo muaj marr ftesa dhe marr por e kam të vendosur se nuk udhëtoj për qëllime zyrtare as kurrkund. Të më teket kur të më teket, Edi Rama me SHBA-të kam arritur atë që s’mund ta arrish dot ti kurrë.
Kanë qenë republikanë, kanë qenë demokratë nuk ia kam thënë turp i qytetërimit siç i ke thënë ti Trump dhe pastaj jep 20 milionë dollarë për ta takuar. Kam qëndruar në pozicionin me dinjitet të çdo shqiptari”, deklaroi Berisha.