Berisha-Ramës: Je fundërrina që i merr gruan shokut, akuzove babanë se të përdhunoi gruan

Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur me deklarata të forta në Parlament Ramës pas deklaratës së tij prej një psikopati duke i thënë i ish Kryeministrit se “ti i han gruas time ato që nuk thuhen”.
Berisha ka dalë para podiumit duke i kujtuar Ramës anën më të errët prej një horri të vërtetë. “Ti je një fundërrinë e vërtetë që i merr gruan shkokut. Ti je ai fundërrina që akuzove babanë tënd se të përdhunoi gruan dhe nuk njohe atësinë e fëmijës”, ishin fjalët e Berishës.
Berisha i ka kujtuar Ramës se ai ka njohur atësinë e fëmijës vetëm pasi Meta e paralajmëroi se nuk do ta mbështeste në garën për kryebashkiak nëse nuk do të njihte atësinë e fëmijës së tij. “Eshtë Ymer Baze që e mban peng me dosjem e të birit dhe kartelën perj të sëmuri spiqik”, tha Berisha.
Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejt nga Enti Rregullator i Bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë.
Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s’të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.

Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t’i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tëndë. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka pguar para për një fotot me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as kushtetutë, as nder… Por t’i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.
Sali Berisha: Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je njeri që mohon djalin tënd. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, inçest, fundërrinë njerëzore.
Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 ti bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anen tjetër të Oqeanit.
Sali Berisha: Çfarë i tha Besnik Mustafajt, tre gjera i tha: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut, ja the o i pafytyrë, ja ke thënë apo jo, fol këtu… Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara, ja ku është… nuk është këtu Ilir Meta se është president, ai të ka detyruar per të njohur djalin se nuk do të votonte për kryetar bashkie. Edhe kafshën, edhe derrin, lopën, gomarin, qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe, ky ishte për ta heq qafe, një njeri që i bën fëmijës së vet nuk meriton të jetë njeri, ai që ja bëri rri në zyrën e tij. Se ai ka origjinalin, ka kartelën klinike, dosjen gjyqësore e dinë mirë të gjithë.