Avokati publikon dokumentat: Ku u zhdukën 50 miliardë lekë 2 ditë pas dorëheqjes së Linda Ramës?

Pas dorëheqjes së Linda Ramës, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, nga posti i anëtares së Këshillit Mbikëqyrës së ABI Bank, avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar sërish.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ngre pyetjen se pse vetëm 2 ditë pas largimit të Linda Ramës nga posti që mbante në “ABI Bank”, kjo e fundit për të zvogëluar humbjet zvogëlon kapitalin me më shumë se 50 miliardë lekë.
Sipas Goxhajt, Linda Rama ka qenë pjesë e Bordit të kësaj banke kur është marrë vendimi për zvogëlimin e kapitalit me 5.276.328.449.37 L.
“KU U ZHDUKËN 50 MILIARDË LEKË 2 DITË PAS DORËHEQJES SË LINDA RAMËS NGA ABI BANK!
Nga Levizja AntiSoros
DOKUMENTA EKSKLUZIVË!!! Linda ishte anëtare e Bordit të ABIt kur u mor vendimi i kompanive off shore në ishujt Cayman të Kompanisë së regjistruar në Rusi në 1991 NCH Capital Inc!!!
SIç rezulton nga Dokumenti i QKR, në dt 11 Janar, vetëm 2 ditë pas dorëheqjes së Linda Ramës Kapitali i ABI Bank për të zvogëluar “humbjet” (çfarë humbjesh se Banka thotë i kam punët shumë mirë) pakësohet me 50 miliardë lekë
(më saktë “Vlera e Kapitalit ishte 8.361.787.206,92 Lekë u bë 3.085.458.757,55 L”)! Pra 50 miliardë lekë më pak (5.276.328.449.37 L)!!!
Por siç del nga dokumentat e mëparshëm ky vendim është marrë kur Linda ishte anëtare e Bordit Mbykqyrës në dt 14 Nëntor 2018 nga Tranzit shpk në pronë të Kompanisë së regjistruar në Rusi në 1991 NCH Capital Inc e cila i bie të përfaqësohet nga kompanitë NCH BALKAN FUND LP kompani off shore e regjistruar në Ishujt Cajman dhe kompaninë tjetër me të njëjtët pronarë NEW CENTERY HOLDING X.I, LP edhe ajo e regjistruar në ishujt Cayman!
Siç del nga vetë faqja zyrtare e NCH Capital Inc, Kompania TRANZIT SHPK është pronë e kompanisë së regjistruar në Rusi menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991!!!
Pyetja është PSE KOINÇIDON IKJA E LINDËS NGA ABI BANK ME ZHDUKJEN E 50 MILIARDË LEKËVE ndërkohë që vendimi u mor kur Linda ishte anëtare e Bordit Mbyikqyrës???”, shkruan Goxhaj.

1 33

2 33

3 22

4 16