Kush është shqiptari që u arrestua në Itali për trafikun e 130 milionë euro kokainë

Një shqiptar ndodhet mes 5 personave të arrestuar për trafikimin e 644 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Itali. Siç raportojnë mediat italiane, i arrestuari është Dorian Petoku.
Kokaina me vlerë mbi 130 milionë euro është sekuestruar në portin e Livornos në Itali falë një operacioni top secret të Guardia di Financa.
Operacioni antidrogë kishte më 15 janar pas një sinajlizimi nga GDF se një sasi e madhe kokaine do të mbërrinte në portin e Livornos.
Ndër mijëra kontenierë të ngarkuar në një anije me flamur portugez, policia italiane mundi të identifikoj kontenier me kokainë.
Transporti i kokainës është kryer përmes së ashtuquajturës metoda ‘Rip-Off’.
Droga ishte fshehur në çanta lehtësisht të transportueshme menjëherë sapo të hapej kontejneri.

auto d34f0a18 d3d3 4ee8 a747 d084b51e00b81548846019

auto da630d07 fa42 4489 8a00 7d05ce6ed53d1548846018