Basha: Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm në një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet “Merri shumicës dhe jepi vetes tënde”!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me banorët e Valiasit se, Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njërëzit dhe famioljarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama. Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”. Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj.
Basha u bëri thirrje banorëve të Valiasit sot që më datë 16 shkurt të bashkohen me qytetarët nga i gjithë vendi përpara kryeministrisë për ta larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Basha u takua specifikisht me banorët e përmbytur të Valiasit që nuk u kompensuan asnjëhërë nga Edi Rama dhe u kujtoi atyre se qeveria e Ramës është hajdutëri me ligj.
Basha u kujtoi banorëve se Rama dhe familja e tij fituan 4 milionë euro nga shitja dhe rishitja e energjisë elektrike brenda një dite, një aferë kjo e zbuluar së fundmi dhe që e shpjegon qartë arsyen pse Ramës i duhet “Abi Bank”.
Basha tha: ‘E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur banesat tuaja ishin përmbytur. Më është dashur të mbaj vetë kur pashë se gjithçka e kishte marrë lumi, në kuptimin e vërtetë, jo figurativ. Në krye të detyrës ishte vetëm kryetari dhe punonjësit e bashkisë, të tjerë jo.

Pas disa ditësh, kur situata ishte qetësuar, erdhi ‘fantazma’, që i rrahu shpatullat njerëzve dhe që lëshoi di-tre batuta dhe lëshoi mashtrimin tek kryetari i Bashkisë se do të kesh fondin 700 milionë!
Po të shkojmë sot në këto shtëpi, gjendja materiale është e mjeruar. Fatura totale e dëmit është afro 4 milionë euro! Kjo është e rëndësishme sepse dje media kombëtare dhe ndërkombëtare kanë zbuluar një aferë të familjes së Ramës: brenda një ditë kanë shitur dhe rishitur energjinë e KESH-it dhe kanë fituar 4 milionë euro!
Ja pse duhet ABI Bank! Se nuk bëhen me trasta këto miliona! E ka zbuluar një ekspert slloven!
Me njerëzit e tij, 4 milionë euro ka fituar brenda një dite me ujin e KESH-it. Uji kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe në fitim për Edi Ramën.
Qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali: merri shumicës dhe jepja vetes tënde! Kjo është hajdutëri me ligj!
Sot nuk kam ardhur të kujtoj thjesht për problemet tuaja, por të them se ne i kuptojmë shumë mirë prioritetet e vendit dhe ne kemi zgjidhje për ekonominë që është ën kolaps prej një njeriu që vjedh brenda ditës 4 milionë euro.
Mjetet e tjera kanë shteruar! Ndaj ne kemi ardhur sot t’ju kërkojmë sot ndihmë, se zgjidhja është ën duart e qytetarëve shqiptarëve, jo në duart e partive politike. Më 16 shkurt, para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, t’i japim fund kësaj qeverie dhe t’i hapim rrugë, demokracisë së vërtetë!