Akti i papreçedentë i Donika Prelës, liroi kreun e bandës së Abdylajve

PD ka reaguar duke dhënë etaje të reja mbi lidhjet e inkriminuara të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënbda, Donika Prela dhe bandës së drogës së Abdylajve. PD jep detaje se si është lënë i lirë nga Prokuroria kreu i bandës së trafikut të kokainës të Abdylajve.
Deklarata e PD
Në një akt të paprecedentë në historinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka detyruar sot dy prej vartësve të saj të nxjerrin sekretin hetimor.
Vetëm për këtë shkelje flagrante të ligjit, Donika Prela duhet të shkarkohet nga organet e vetingut.
Vartësit e Donika Prelës nuk thonë të vërtetën. Shefja e tyre është pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve në dosjen 339. Këtë e provojnë përgjimet e muajit janar 2018.
Duke qenë se tani Donika Prela e ka cënuar sekretin hetimor, le t’i shkojë deri në fund! Të urdhërojë publike përgjimet audio të bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësi ta verifikojë këtë informacion.
Organet e vetingut duhet ta detyrojnë Donika Prelën të përgjigjet, nëse ajo ka urdhëruar dhe firmosur lirimin e kreut të bandës së Avdylajve dhe nxjerrjen e tij të pafajshëm, në janar 2018, kohë kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit.
Është në përgjegjësinë e organeve të vetingut të mos lejojnë një tjetër prokurore të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.