Tronditet Gjirokastra, shpërthim i fuqishëm tritoli në banesën e biznesmenit

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Gjirokastrës.
bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen ‘Granicë’.
Tritoli i është vendosur në një banese trekatëshe dhe për pasojë është shkatërruar garazhi i banesës. Burime bëjnë të ditur se banesa është në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.
Muxhaj ka në pronësi lokale dhe dyqane të ndryshme në qytetin e gurtë.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ndërkohë që janë thyer xhama dhe janë dëmtuar dhe banesat ngjitur. Nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë një sasie tritoli. Policia edne nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë. Banorët e qytetatit janë përfshirë nga frika dhe paniku. Në qyteta janë rralluzra lëvizjet, pas kësaj ngjarje të rëndë të gjithë njerëzit janë mbyllur brenda nëpër banesa.

tritol gjirokaster1