Ballina Politikë Ministrja votoi pro dyfishimit të çmimeve në klinikat dentare për qytetarët

Ministrja votoi pro dyfishimit të çmimeve në klinikat dentare për qytetarët

Bardh SPAHIA

Po si mund të gënjesh kaq trashë moj zonja ministre e shëndetësisë? Pas denoncimit të djeshëm nga PD, por edhe qytetarë të veprimit antiligjor të Urdhërit të Stomatologut me caktimin të tavanit të cmimeve për shërbimet dentare, spikat hipokrizia e ministres Ogerta Manastirliu, që po vrapon ta “dënojë” këtë akt që ndodhi 6 dhjetorin e kaluar, duke e cuar në gjykatë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, e të cilëve ministrja e shëndetësisë po u hedh hi syve pacipësisht, në dokumentin e mëposhtëm, duket reultati i votimit të vendimit të 6 dhjetorit: 22 vota pro e dy abstenime. Cfarë ministrja Manastirliu nuk thotë, është se 2 prej atyre votave pro janë të ministrisë së shëndetësisë, e cila sipas ligjit është pjesë e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut. Përfaqësuesi I Fondit të Kujdesit Shëndetësor, që ka kryetar të këshillit administrativ vetë Ogerta Manastirliun, ka votuar PRO kësaj liste cmimesh, ndërsa juristi i ministrisë së shëndetësisë (që me gjasë njeh mirë ligjin), ka abstenuar, dmth nuk ka kundershtuar.
Pra Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk e mësoi dje për herë të parë atë vendim, por ishte pjesë e atij vendimi antiligjor të 6 dhjetorit, që sot thotë se po con në gjykatë. Para gjykatës duhet të dalë e para ministrja, pjesë e atij vendimi.
Mashtrimi kaq i hapur i opinionit publik, nuk skuq e as zverdh ministren në provë të Edi Ramës, ndërsa qytetarët përballen me babëzinë pa fre të cdo vendimi, edhe kur ky u prek direkt shëndetin e tyre. #Proteste#TeLargojmeEdiRamen

Exit mobile version