Laçi, një panoramë e zymtë e “rilindjes”!

Nga Enkelejda RICA

Duke shëtitur nëper qytete dhe duke takuar për ditë njerëz të cilet shprehin pakënaqesitë dhe problemet që kane, arrine të shohesh dhe të përceptosh se në ç’gjendje është Laçi sot. Për vite të tëra me radhe infrastruktura rrugore ka ndaluar së zhvilluari. Thuajse asnje rruge apo cope trotuar i denje nuk i është shtuar qytetit tone. Madje me keqardhje me duhet të them se as llambat e djegura të ndriçuesve të rruges nuk zevendesohen. Terri e ka pushtuar këtë qytet ,i cili vetem terr nuk meriton.
Duke pare këtë gjendje të infrastruktures mund të heqim paralele të njejta në shume fusha të tjera e padyshim tek ajo me nevralgjikja:punesimi. Asnje vend i ri pune nuk është hapur në qytetin tone qofte nga pushteti qëndror dhe as që bëhet fjale nga pushteti lokal. Papunesia është ulur kembekryq e mjerueshem në qytetin tone dhe nese kjo papunesi hecen në keto ritme uria s’ka per të qënë large. E sikur mos të mjaftonte papunesia e gjithe ky mjerim , qeveria jone u pret një fature tjeter njerzeve me hallexhinje , atyre me ndihme sociale duke ua hequr ate.
Që të sigurosh ndihmen sociale apo ate që rendomte quhet kemp duhet të jesh mike i “Rilindjes” apo zagareve të saj ne pushtetin lokal. Çfare mund të them për gjendjen e spitalit tone, ku të gjithe Laçianet e dine mire se në atë spital as paracetamol nuk gjen e jo më shërbime të tjera, të cilat janë krejt jetike. Spitali jone bën vetem serume me vigonat e tejperdorur, çdo urgjence niset drejt Tiranes e në rastin më të mire drejt Lezhes. Sherbimi është krejt mercenar dhe spitali nuk siguron asnje barne.
Eshtë një spital ku per faj të gjendjes dhe degradimit që i është bërë ka më shume shofer ambulancash sesa paciente. Problemet tona jane të panumerta , jane të diagnostikueshme kollaj. Keto që rendita une jane një pjese . Nje pjese e vogel e atyre që une vete jetoj dhe dëgjoj çdo dite. Por keto probleme mund të zgjidhen, me deshire dhe vullent të mire politik.
Prandaj qytetaret duhet të kenë kujdes kur të zgjedhin. Shkaterrimin apo ndertimin. Gjithçka mund të zgjidhet dhe rregullohet me shume pune dhe vullnet.