Dash Shehi: Tirana është një kala politike, çështja numër 1 është rrëzimi i Ramës!

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar përgaditjet e opozitës për protesten e paralajemëruar për me 16 Shkurt. Këto komente Shehi i ka bërë i ftuar në emisionin Zgjohu në Fax Neës, ku ka komentuar protestën e opozitës që do të mbahet në 16 Shkurt.
Sipas Shehit, kjo protestë ka një objektiv të qartë që është rrëzimi i Edi Ramës dhe vendosja në krye të vendit e një qeverie tranzitore. Për Shehin kjo do të japë të gjithë mundësitë që zgjedhjet që do të mbahen të jenë të lira dhe jo nën presionin e armëve dhe parave të pista.
“Kjo protestë ka një objektiv të qartë që është rrëzimi i kryeministrit, çdo gjë varet nga numri i njerëzve që do ta mbështesin. Sa më shumë persona të jenë në shesh aq më i qetë do të jetë largimi i këtij personi që ia ka sjellë në majë të hundës shqiptarëve.
Do të ketë më tej një qeveri tranzitore, që do të marrë përsipër disa detyra të rëndësishme. Kjo qeveri duhet të garantojë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira, duhet një qeveri që të arrijë të pastrojë bandat, krijimi i një atmosfere lirie, që zgjedhjet të mos bëhen me armë te koka, dhe as me para që iu jepen qytetarëve.
Me këto rregulla loje që janë për momentin humbësit më të mëdhenj janë qytetarët, dhe vetë opozita. Unë shpresoj shumë që qytetarët e Tiranës të mos presin që demokracia t’iu vijë me autobusa, dhe të mos jetë nevoja e revoltave të dhunshme siç po ndodh në rastin e Maduros në Venezuelë”, u shpreh Shehi.

Ndërkohë që lidhur me interesimin e qytetarëve nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Shehi nuk dha një përgjigje konkrete, por shtoi se kryeqyteti është një kala politike, që përcakton në masë të madhe dhe qeverisjen e vendit.
“Tirana është një kala politike, për të cilën duhet të luftojmë. Ditën kur Tirana mendon se duhet vendosur një person që di të bëjë mirë trotuaret, atëherë hajde e kthejmë në një ndërmarrje komunale”, u shpreh Shehi.
Për mundësinë e një pakti të fshehtë Rama-Basha, Shehi tha se në deklaratat e tij të mëparshme, ai i referohej dakordësisë mes palëve për të mos ndryshuar kodin zgjedhor.
Shehi: Unë mendoj se ata merren vesh një muaj para zgjedhjeve, dhe e kam fjalën në këtë rast për kodin zgjedhor. Nuk mund ta lëmë vendin në 12 ndarje, Shqipëria duhet të jetë një kolegj, që kuksiani të ketë mundësi të votojë për deputetët e Vlorës. Pra unë jam për një sistem propocional mazhoritar.
Qeveria në të gjithë botën është e njerëzve të votuar, prandaj gjendemi në një situatë groteske si kjo e zotit Rama. Iu bëj thirrje të gjitha partive politike që të reflektojnë dhe të vendosin për një sistem të ri, të menduar seriozisht. Të votohet në mënyrë elektronike, dhe të numërohet në mënyrë elektronike. U bë kaq vjet që vidhet me komisionerë, ka ardhur dita që ta ndryshojmë.
Për mua çështja numër 1 është rrëzimi i Ramës dhe më pas të diskutohen teknalitetet e tjera.