Asambleja e Universiteti të Tiranës, pedagogu tregon shkakun e krizës

Ka filluar mbledhja e Asamblesë së Universitetit të Tiranës, mbledhje kjo e ardhur pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, mes të cilave edhe atë të anulimit të ligjit për arsimin e lartë.
Pedagogu i njohur Mark Marku, gjatë fjalës së tij në këtë asamble, u shpreh se është një grup që e njeh strukturën e ligjit, që sipas tij cënon autonominë e kërkimit shkencor, ndërsa tha se po ashtu nuk ka autonomi financiare.
Ai tha se “Me VKM është cënuar liria akademike për kërkime shkencore”, ndërsa shtoi se Universiteti nuk ka autonomi as për reformimin e programit mësimor.
Sipas tij janë sy struktura paralele, ato që kanë sjellë krizë në Universitet. Sipas tij ata janë senati dhe bordi për universitetin, ndërsa shtoi se protesta mund të sjellë përmirësim të sistemit akademik.