Rama nuk e lëshon Kryeprokuroren e Krimeve të Rënda për shkak të dosjes 339 të Dakos

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka reaguar ashpër ndaj mosndëshkimit të Donika Prelës, Kryeprokurore e Krimeve të Rënda, nga organet e vetingut. gjata
Gjata shtoi se problemi më i thellë në vend është standardi i dyfishtë i procesit të vetingut. “Kryeprokurorja është kapur me të dyja duart në shkelje të ligjit ndërkohë që organet e vetingut po mbajnë standarte të dyfishta”.
Gjata tha se, çështja është se çfarë deklaroi kjo zonjë para organeve të vetingut. “Në momentin që zyrtari i ONM-së e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshortin i saj nuk paguan taksa. Ajo tha se, nuk kemi të njëjtin standard. Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetit, që i shërbejnë qytetarëve futen në burg. Double standardi në veting. Kemi një shkelje të prokurores së krimeve të rënda Donika Prelës, e cila nuk duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për këtë shkak. Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos, i cili është kapur në shit-blerje votash”, tha ai.

Gjata iu referua seancës dëgjimore në KPK ndaj Prelës, ku komisioni zbuloi se për disa vite, bashkëshorti i Prelës nuk ka paguar taksat mbi pagën pasi ka punuar në të zezë si inxhinier ndërtimi në një kompani private.
Ai u ndal edhe te arsyetimi i shefes së Krimeve të Rënda, e cila gjatë debatit me përfaqësuesin e ONM-së në seancën dëgjimore, u shpreh ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BE-së, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme. “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare”.
Por, sipas Gjatës, po zbatohet një standard i dyfishtë, në trajtimin e biznesmenëve para ligjit dhe në vetë seancën e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë.
“S’është çështja e realitetit, po dy standartizimi. Pse për bashkëshorten e Perlës, njishi i drejtësisë, që duhet te zbatojë ligjin e para, nuk zbatohet”, tha Gjata.
“Bashkëshorti i saj falet kur s’paguajnë taksat. Pse disa biznesmenë u arrestuan pak ditë më parë për çështje taksash? Biznesmenët që s’kanë përkrahje politike arrestohen”, shtoi Gjata.