Ballina Politikë “O Gjush, më mirë të të hanë qentë e uritur të Bashkisë...

“O Gjush, më mirë të të hanë qentë e uritur të Bashkisë se sa me të hangër Taulant Balla”!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Përmes një postimi në Facebook Berisha thekson se, Dako u shpall kurban për integrimin nga ana e Taulant Ballës.
Me ironi Berisha shkruan: “O Gjush, më mirë të të hajnë qentë e uritur të Bashkisë së Durrësit se sa me të hangër Taulant Balla”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit në Facebook
Mjer e ti o Gjush! Ti që nga magu i partisë siçiliste u bërë dje gjysëm Gjush!
O Gjush, më mirë të të hajnë qentë e uritur të Bashkisë së Durrësit se sa me të hangër Taulant Balla me pesë mbiemra, që të shpalli kurban për integrimin ndërkohë që vet në lidhje me trafiqet është të paktën pesë km para teje! Pije detin o Gjush! Vrit veten o Gjush!Gallanos! Gallanos! sb

Exit mobile version