Kryemadhi: Situata është alarmante, largimi i Ramës mision kombëtar!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Kavajë u ka bërë thirrje qyetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit që do të organizoje opozita kundër qverisë.
Më tej gjatë fjlaës së saj Kryemadhi u shpreh se situata në të cilën gjendet Shqipëria sot është alarmante dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është mision kombëtar.
“Protestat e 16 shkurtit nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt. Janë bizneset e vogla që po mbyllen për shkak të taksave. Është protesta e naftëtarëve, e minatorëve, e mësueseve, infermierive dhe mjekëve që po largohen nga vendi. Është protesta e pensionisteve. 16 shkurti do jetë një datë që do mblidhemi të gjithë pa dallime politike. Situata në të cilën gjendet Shqipëria është alarmante. 80% e popullit të Kavajës kanë njerëzit e tyre në emigrim. Pjesa më e madhe e familjeve mbahet me paratë e djemve emigrantë. Shqipëria hap negociatat në qershor, por qe të hapen këto negociata duhet të plotësohen disa reforma.
Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë se problemi tek mos hapja e negociatave qëndron tek një njeri i vetëm që ka marrë peng PS dhe qeverinë dhe ky është Edi Rama. Shqipëria është një vend në mes të Evropës dhe për ta pasur Shqipërinë në BE nuk kemi zgjedhje tjetër, por të largojmë Edi Ramën. Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, pasi ky njeri grabit njerëzit çdo ditë”, tha Kryemadhi.