Ballina Aktualitet Dash Shehi: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës, demonstratën e...

Dash Shehi: Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës, demonstratën e ushqen urrejtja popullore!

Deputeti Dashamir Shehi tha se, protesta është rruga e vetme që i ka lënë kryeministri Rama. “Unë gjykoj që është një protestë jashtë radhe, edhe populli opozitar kështu duhet ta kuptojë, është jashtë radhe, është e veçantë, është finale në një farë mënyre. Kemi shpallur që pa u larguar ky nuk i largohemi protestës”, tha Shehi.
Shehi tha se, opozita do të thërrasë edhe figura të tjera jashtë politikës për të rrëzuar qeverinë.
“Unë do të ftoja zt.Basha, besoj se do ta bëjë këto ditë, që njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim, personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike. Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, po ai luan rol. Zt. Fuga, profesori luan një rol. Plasari. Nuk mund të vëmë në resht Plasarin, aq më tepër Lubonjën. Ata japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën. Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve nuk luajnë të njëjtin rol”, tha Dash Shehi.
Shehi doli hapur kundër kodit zgjedhor, për të cilin tha se edhe nëse PD e voton, ai nuk do ta votojë.
“Do të thuash ti po ç’vlen vota jot, ata e votojnë bashkë?! Vlen për disidencë, vlen për ti shpjeguar shqiptarëve që ka dhe pozicione të tjera.

Shqiptarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të majtë, sepse edhe ata duan që të ngrënë një sistem meritokracie. Ata duan që mos tallet Rama. Sepse ditën që do të votohet me maxhoritar, me listë të hapur, do bëhet një rrjesht edhe socialistësh dhe Rama nuk mund të tallët më pastaj. Sot mund mund të tallen të gjithë kryetarët”, u shpreh Shehi.
Shehi tha se, me këtë kryeministër zgjedhjet i shikoj të rrezikuara. ”Jashtë këtyre kushteve, zgjedhjet lokale janë të pamundura. Kod të ri nuk ka. Me këtë kryeministër i shikoj të rrezikuara. Zgjedhjet do të bëhen. Pushteti do të shkëmbehet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Ne gjykojmë që përpara zgjedhjeve kemi një betejë tjetër në funksion të zgjedhjeve.
Vetë opozita duhet të hapë një dialektikë të vetën të brendshme. Deri në ditën e zotit Rama, do të ftojë të gjithë kategoritë shoqërore. Ne nuk po dalim kundër një fantazme, sepse na ka ardhur në majë të hundës. Po nuk u pat ardhur shqiptarëve, nuk bëhet demonstratë. Demonstratën e ushqen urrejtja popullore, e ushqen rebelimi, pakënaqësia”, tha Shehi.

Exit mobile version