Berisha: Opozita, betejë përfundimtare për përmbysjen e regjimit

Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi sonte se protesta e 16 shkurtit do të vendosë opozitën para historisë. “Do të jetë një betejë përfundimtare për përmbysjen e regjimit të kakistokracisë”, tha Berisha në një intervistë në emisionin “Opinion”.
Berisha ju përgjigj në këtë mënyrë pyetjes së gazetarit nëse protesta e 16 shkurtit do të jetë vetëm një shëtitje në bulevard? Berisha tha se sot kemi regjimin e kakistokracisë, që do të thotë “ më të keqin”. Berisha e krahasoi Ramën me Maduron duke paralajmëruar fundin e tij, “reagoi në panik sot kur pa si shkoi Maduro”, tha Berisha.
Berisha tha se, kjo do të jetë lufta finale e opozitës dhe popullit opozitar ndaj mikromonstrës Edi Rama.
‘Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky ëhstë një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar. Opozita ka vendosur një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë, kakistos-më i keqi. Nëqoftëse ka një regjim që keqësoi me standardet e veta dhe bëmat dhe gjëmat e këtij vendi pas Enver Hoxhës është regjimi i Edi Ramës. Dëshmia më e mirë është filmi që po qarkullon për mafian shqiptare. Në vitin 2005-së vendi dominohej me bandat. E gjithë europa në atë kohë ishte mbushur me titujt që mafia shqiptare më e rrezikshmja, por lufta e organizuar përmbysi bandat. Sot janë bërë famozë mafia, kur një ministër të del i lidhur këmbë e kokë me drogën dhe ti më pas vendos ministër vëllain e kokës së trafikut ndërkombëtar atëherë del që ti je i lidhur këmbë e kokë me krimin.