Ballina Politikë Rama shkeli betimin Kushtetues, abuzim i rëndë me detyrën publike!

Rama shkeli betimin Kushtetues, abuzim i rëndë me detyrën publike!

Ish-ministri i Drejrtësisë, Ylli Manjani shprehet se, delegimi i detyrës që kryeministri Edi Rama i bëri Genti Cakajt është një shkelje e betimit Kushtetues. Sipas ish-ministrit, veprimi i Ramës është abuzim i rëndë me detyrën publike.
Reagimi i Manjanit
Asnjë surprizë!
Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.
Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë!
Ky quhet shkelje e betimit kushtetues!
Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!
Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike.
Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!

Exit mobile version