Pedagogët e Shkencave të Natyrës pro protestës: Dekanati të mos pezullojë studentët!

Pedagogët e Shkencave të Natyrës të mbledhur sot në Asamblenë e këtij Fakultetit, janë shprehur pro studentëve që protestojnë. Pedagogët mendojnë se duhet shfuqizuar ligji për arsimin e lartë dhe VKM-të pasi bien ndesh me lirinë akademike. Më herët pro studentëve kanë dalë dhe Asambleja e pedagogëve të Histori-Filologjisë, Shkencave Sociale dhe Gjeologji-Miniera.
Disa nga pikat kryesore të asamblesë së pedagogëve të Shkencave të Natyrës:
1. Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre;
2. Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash;
3. Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e VKM -ve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare;
4. Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës;
5. Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryeministri Rama për figurën e pedagogut.

auto asamble pedagoge1548269150