Ballina Aktualitet Maskat bëjnë kërdinë në Korçë, grabiten 3 biznese brenda pak orëve

Maskat bëjnë kërdinë në Korçë, grabiten 3 biznese brenda pak orëve

Tre grabitje kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga maskat në Korçë.
Sipas policisë janë grabitur dy biznese në dalje të Korçës, ku janë marrë paratë.
Njoftimi i Policisë së Korçës
Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.
Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Exit mobile version