Sulmohet me thikë dhe grabitet kambisti në mes të qytetit, maskat marrin 10 milionë lekë

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me thikë nga një person ende i pa identifikuar.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ndësa i plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 70 vjeç.
I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi është sulmuar kambisti, dy personat e maskuar kanë qëlluar edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Thëllëza Mustafai, 67 vjeçe, e cila ka qenë duke mbyllur derën e biznesit.
Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin  e tyre. Dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

maskat