Ballina Sport Salah rrezikon t’ia humbasë titullin Liverpoolit me simulimet e tij

Salah rrezikon t’ia humbasë titullin Liverpoolit me simulimet e tij

Ish-sulmuesi i Premierligës Chris Sutton ka argumentuar se prirja e Mohamed Salahut për t’u rrëzuar më shumë lehtësi mund t’i kushtojë Liverpoolit me humbjen e garës për titull.
Sutton e fitoi Premierligën me Blackburn Rovers në sezonin 1995, në një garë shumë të ngushtë me Manchester Unitedin. Rovers e mbyllen sezonin në vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Unitedi.
Pas polemikave të mëdha që e rrethojnë njeriun kryesor të Liverpoolit këto javët e fundit, Sutton e ka bërë një krahasim me përvojën e tij në një luftë të ngushtë për titull, në mënyrë që t’i bëjë thirrje egjiptianit t’i lërë sjelljet teatrale para se t’ia humbasë titullin skuadrës së Jurgen Kloppit.
Në një shkrim për Daily Mail, Sutton argumenton se Liverpooli mund ta humbasë Salahun për dy ndeshje, sepse rrezikon suspendimin me dy ndeshje mos lojë – dënim ky për simulim – dhe se rivali për titull Manchester City do ta shfrytëzonte këtë gabim.
“Simulimi i tij ndaj Crystal Palace ishte hera e dytë në muajin e fundit që Salahu rrëzohet me lehtësi të madhe. Ai e fitoi një penallti ndaj Newcastle Unitedit duke u rrëzuar në mënyrë teatrale pasi Paul Dummett e preku tepër lehtë”, shkroi ai.
Sutton vazhdoi: “Nëse ai vazhdon të simulojë, atëherë rrezikon të pezullohet me dy ndeshje mos lojë nga FA. Liverpoolit i duhet të bëjë vetëm dy lëshime për ta kthyer Manchester Cityn në garë për titull si favorit. Pa forcat e Mohamed Salahut, a do ta fitonte Liverpooli ndeshjen e koklavitur ndaj Palace? Kjo ndeshje dëshmoi se Kloppi ka nevojë për këtë njeri në çdo ndeshje”.

Exit mobile version