Ballina Aktualitet Rama vizitë të papritur në Elbasan, studentët i këndojnë: Edi Rama burr...

Rama vizitë të papritur në Elbasan, studentët i këndojnë: Edi Rama burr i zoti mori lopën e kulloti…

Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimin e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.
Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive të qarkut. Ndërkohë krahas disa takimeve të rëndësishme, Kryeministri Rama do inspektojë edhe Godinat e konviktit të studentëve të Univesitetit” Aleksandër Xhuvani “.
Gjithashtu raportohet se mund të zhvillojë edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës Kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.
Ndërkohë, një grup studentësh protestues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë kërkuar solidaritetin e kolegëve për të vijuar protestën. Ata u kanë kërkuar të gjithë studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të grumbullohet te godina qendrore por këtë të martë në auditore ka pasur më shumë studentë që ndjekin leksionet dhe seminaret krahasuar me javët e shkuara dhe gjithçka i ngjan një dite normale mësimi, pavarësisht se grupi i vogël i protestuesve këmbëngul për vijimin e protestës deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara prej tyre.

Ndërkohë protestuesit kanë shpërndarë një tjetër video këngë kushtuar kryeministrit Edi Rama.
Teksti i këngës
Edi Rama burr i zoti
Mori lopën e kulloti
Edi Rama ne na tha
Do bëjmë gjëra të mëdha
Tha do heqim papunësinë
Do ket’ punë për rininë
Oooo Edi Rama
Oooo t’u shkurtoft’ fama
Oooo Edi Rama
Trrrrr të raft damllaja
Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimit e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.
Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive.
Ndërkaq krahas disa takimeve të rëndësishme kryeministri Rama do inspektojë edhe godinat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
E nisur nga ky inspektim mund të zhvillohet edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.

Exit mobile version