Ballina Aktualitet Djali i Ruçit, Shullazi dhe pagat në të zezë të bashkëshortit, dyshimet...

Djali i Ruçit, Shullazi dhe pagat në të zezë të bashkëshortit, dyshimet për Donika Prelën

Mes problematikave të shumta me pasurinë që iu zbuluan gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar paraditen e kësaj të marte, Donika Prelës iu përmend edhe episodi i vitit 2012, kur liroi nga akuza djalin e Gramoz Ruçit.
Valbona Sanxhaktari, pjesë e trupës gjykuese, tha gjatë seancës dëgjimore se OMN ka kërkuar informacion për rastin e L.R. (Ledion Ruçi) nga Prela, e cila ka kryer veprimet në kohën kur ka qenë prokurore pranë organit të akuzës në Durrës. ONM-ja gjithashtu i ka kërkuar llogari Donika Prelës pse u bllokua pretenca për Emiliano Shullazin.
Në seancë, Prela tha se, i ka dhënë shpjegimet lidhur me procedurat e ndjekura në dokumentacionin që i është dorëzuar KPK-së.
Më tej gjatë seancës, vëzhguesi i ONM, Teo Jacobs ngriti dyshime për shumat cash, me të cilat është paguar bashkëshorti i Prelës në një kompani ndërtimi, për një periudhë të gjatë kohore, nga 2003 deri në 2011.
“Z. Teo, ju keni jetuar në vendin tuaj dhe unë në Shqipëri. Nuk ka gjyqtar e prokuror në Shqipëri që të ketë marrë hua diku dhe t’i ketë kërkuar huadhënësit se si i ka krijuar të ardhurat. Kështu ka qenë e kështu është”, tha shefja e Krimeve të Rënda.

“Bodnews.al”

Exit mobile version