Mediu: Jetojmë në periudhën më të errët…

Kreu i Partisë Republika,e Fatmir Mediu, në nisje të sesionit të ri parlamentar tha se sot në Shqipëri Kuvendi ka rënë, dhe deputetët e mazhorancës sot i përgjigjen vetëm Ramës dhe jo interesave të shqiptarëve.
Sipas tij shqiptarët më shumë se kurrë sot po jetojnë një periudhat më të këqija, ku qeverisja shqiptare është një nga format më të shëmtuara të regjimit Putinian.
‘Përpara 4 ditësh Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. Mazhoranca ka kapitulluar përballë qeverisë dhe kushtetuta nuk ka më vlerë. Kryeministri ju ka dhënë vetëm një detyrë të ulni dhe të ngrini dorën me urdhër të tij, kryeministri për ju është gjithçka, ndërsa interesat e shqiptarëve nuk kanë asnjë interes për ju. Sot ai është edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm, as më shumë e as më pak si Enver Hoxha në kohën e tij.
Qeverisja është kthyer në një kopje të shëmtuar të sistemit Putinian. Vendi po shkon keq e mos më keq. Nga ky pushtet do të ketë më shumë korrupsion dhe varfëri, më shumë konflikt mes shqiptarëve dhe më pak liri. Çfarë shteti po ndërtojmë, le t’i bëjmë pyetjen vetes; A kontrollon sot qeveria gjithçka? Si ta kuptojmë që jetojmë në një nga regjimet më të këqija, periudhën më të errët ku zgjedhjet i përcakton krimi’, deklaroi Mediu.