Ballina Politikë Kryesia e PD vendos: Protesta!

Kryesia e PD vendos: Protesta!

Kryesia e PD ka vendosur nisjen e një stuhie protestash për rrëzimin e qeverisë Rama. Pas më shumë se dy oër mbledhje, Kryesia ka vendosur në unison që të nisin protestat. Detajet në lidhje me formën e protestave popullore dhe ditën kur do të nisin, këto pritet të bëhen publike gjatë takimit të ditës së nesërme të Bashës me Kryetarët e partive. Më herët gajtë ditës së sotme Basha ka deklaruar edhe kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa ka bërë të qartë se opozita do ti japë fund regjimit të një të marri psiqik.
Basha në Parlament
Këto janë problem egzistenciale për vendin. Nuk ka Kod Zgjedhor dhe reformë zgjedhore ti zgjidhë këto problem. Nuk ka qeveri apo gjysëm qeveri të lidhur me krimin e korrupsion si kjo sot, një rekord i zi në 29 vite që ti zgjidhë këto probleme.
Që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në rradhë të parë duhet të arrestohet Vangjush Dako, duhet të nisë procedimi penal për Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Saimir Tahirin dhe për dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë socialistë përgjimet e të cilëve janë në prokurori duke bërë pazare me krimin për votat.
Dekriminalizimi i zgjedhjeve është kusht i panegociushëm siç është edhe vetingu i politikanëve, siç ëhstë kalimi i një ligji antimafia pë rtë konfiskuar pasurinë e çdokujt, oligark apo qeveritar që është përfshirë në PPP-të, koncensionet dhe tenderat korruptiv për shkak të të cilave nuk ka para për të financuar auditoret dhe laboratorët. Nuk ka para për të ulur tarifat, nuk ka para për të ndryshaur gjendjen afrikane të konvikteve të studentëve.
PD është e vendosur të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos e humbasë shansin dhe rrugën e saj europiane. Që kjo të ndodhë duhet me domosdoshmëri të nisë procesi i vetingut të politikanëve dhe të largohen njëherë e mirë nga institucionet duke nisur nga ky parlament dhe nga ato banka politikanët e lidhur me krimin.

Duhet të nisë menjëherë dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe jo proceset fallso të zgjedhjeve, të Kodeve Zgjedhore që përmirësohen ndërkohë që zgjedhjet përkeqësohen.
Duhet të nisë menjëherë procesi i nisjes së marrjes së Shqipërisë nga kthetrat e oligarkëve dhe koteleve të tyre në këtë qeveri dhe aty që nuk njohin as socialistët dhe rikthimin e Shqipërisë në duart e qytetarëve shqiptarë.
Unë shpresoj dhe lutem që PS ta gjejë forcën të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh dhe nga kryekrimineli që e ka zaptuar për interesat e tij privatë e personale. Unë shpresoj dhe lutem që kjo rrugë të mos kaljë përmes dhimbjeve të papërshkrueshme me kosto të madhe dhe faturë të jashtëzakonshme për vendin.
Por faturë më të madhe se rënia e demokracisë, faturë më të madhe se shkatërrimi i institucioneve të pavarura, se kapja e drejtësisë, se shkatërrimi i zgjedhjeve, se fundi i garës në ekonomi dhe i konkurencës së ndershme të ekonomisë së tregut, faturë më të madhe se sa 1.7 milionë shqiptarë që duan të largohen nuk ka e nuk mund të ketë. Dhe dua sot në nisje të këtij sesioni ti kthehem edhe njëherë paralajmërimit që bëra në nisje të sesionit të parë.
Nuk ka rrugë tjetër përveçse ta çlirojmë këtë aulë nga konflikti i interesit që ka me krimin, kriminelët dhe oligarkët. Ta bëjmë këtë përmes miratimit të platformës opozitare për Shqipërinë apo do ta bëjmë këtë duke ftuar që qytetarët vetë këtu në këtë sallë të marrin në dorë fatet e tyre, kjo nuk është më në dorën tonë.
Një gjë ju garantoj. Duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision; t’i prijnë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime.
Të bëhen zot të fateve të vendit, të bëhen zot të fateve të familjeve të tyre, të bëhen zot të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të tyre, të bëhen zot të fateve të këtij parlamenti dhe të kësaj qeverie përmes një kryengritje demokratike popullore për t’i dhënë fund regjimit të këtij të marri psiqik që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë.

Exit mobile version