Gabimet që bëni çdo ditë teksa lani dhëmbët

Higjiena orale dhe dentare është shumë me rëndësi për shëndetin e përgjithshëm
Ka gabime te larja e dhëmbëve të cilat me siguri i bëni çdo ditë dhe nuk keni haber që po e rrezikoni shëndetin e dhëmbëve tuaj.
Qe se në çfarë duhet t’i kushtoni kujdes:
Të gjithë e dimë që dhëmbët është e nevojshme t’i lani së paku dy minuta dhe së paku dy herë në ditë. Atë që e bëjmë gabimisht është kur i lajmë dhëmbët në shpejtësi, prandaj në ta ende ekzistojnë mbetje të ushqimit, gjë që mundësojnë zhvillimin e baktereve në gavrën e gojës.
Gurëzit e dhëmbëve, kariesi, inflamacioni janë disa nga problemet me të cilat përballen dhe luftojnë ata të cilët nuk kujdesen në mënyrë të drejtë për higjienën e gavrës së gojës.
Gjithashtu, shumica gabojnë edhe me sasinë e pastës së dhëmbëve të cilën e vënë në brushë.
Nuk është e nevojshme të vihet pasta në gjithë sipërfaqen e brushës, sepse mund t’i dëmtoni dhëmbët dhe ata me kalimin e kohës marrin ngjyrë të verdhë.
Meqenëse zmalti në dhëmbë dëmtohet, njerëzit shpesh i lajnë dhëmbët me brushë me qëllim që t’ua kthejnë bardhësinë dhe shkëlqimin, mirëpo ata bëhen gjithnjë e më të errët.
Prodhuesit e pastave të dhëmbëve rekomandojnë larjen me brushë me sasinë e pastës së madhësisë së kokrrës së bizeles, mirëpo njerëzit shpesh e injorojnë këtë informacion dhe e mbushin brushën me pastë.
Kini parasysh këtë këshillë herën tjetër kur i lani dhëmbët!