Tërbohet Rama, përzë nga salla studenten pse i bëri pyetje… Debati

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot takimet me “pedagogë e studentë”. Në takimin e zhvilluar në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti ka Rama ka prezantuar Paktin për Universitetin, është shënuar një incident mes kryeministrit Rama dhe një studenteje në sallë. Studentja ka kqërkuar të marrë fjalën për ta pyetur kryeministrin për realizimin e 8 kërkesave, por ai nuk e ka lejuar. Rama pas kundërshtive dhe pyetjese të vajzës, e ka nxjerrë atë jashtë pasi sipas tij, po thyente rregullat e bashkëjetesës.
Rama: Mos më ndërprit fjalën, dil jashtë.
Studentja: Nuk mund të më nxjerrësh dot jashtë sa kohë që paguhesh me taksat e mia.
Rama: Është legjendë urbane që ligji për Arsimin e Lartë favorizon privatin. Kush çohet dhe ngre gishtin pa respekt, del jashtë bashkë me gishtin. Ju duhet të gëzoheni për faktin që për herë të parë jeni dëgjuar nga ana e qeverisë.

ra