Zyrtare, Kanadaja po kërkon mbi 1 milionë emigrantë, si të aplikoni për punë

Një mundësi e mirë për të bërë gati valixhet dhe të emigroni në Kanada….
Kanadaja kërkon mbi 1 milion emigrantë për 3 vitet e ardhshme.
Qeveria e Kanadasë ka njoftuar se në Raportin Vjetor për vitin 2018 të Ministrisë së Imigracionin, ministri Ahmed Hussen, zbuloi planet për të pranuar deri në 1 milion e 80 mijë banorë të përhershëm ndërmjet viteve 2019-2021.
Për të punuar, studiuar, vizituar apo për të jetuar përgjithmonë në Kanada duhet të plotësoni një formular me disa pyetje për të gjetur se cilat programe emigrimi mund të aplikoni.
Pyetjet kanë lidhje me kombësinë, moshën, aftësinë gjuhësore, pjesëtarët e familjes, arsimin, eksperiencë pune, të ardhura dhe / ose vlerë neto, detaje mbi çdo ofertë pune.
Bazuar në përgjigjet tuaja, do t’ju tregojnë se çfarë programesh mund të keni të drejtë, prandaj të jeni sa më të saktë që mundeni.
Nëse keni të drejtë, do t’ju japin një listë të hollësishme të udhëzimeve mbi atë se çfarë duhet të bëni më pas.

Linku për të aplikuarhttps://www.canada.ca/en/immigration-refugees-citizenship/services/come-canada-tool.html?fbclid=IwAR1taaC8gkbIcmsqbFstN-ieaJAqT-ISODHqAxhQfGFDuR2PV9NXFlXLa9Q