Studentët i këndojnë Nikollës: Mesatarja 5.8, në fund ta futi shefi vetë!

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera, vazhdojnë protestën dhe bojkotimin e mësimit. Përveç parullave, ata kanë zgjedhur të protestojnë edhe me vargje dedikuar ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua pak kohë më parë.
Në vargjet dedikuar Nikollës, studentët janë skeptikë për zgjidhjen e Ramës, ndërsa shprehen se ‘shefi ia futi në fund Nikollës’.
Vargjet e këngës
Lindita, ti ku je? Arsimin rrugëve pse e le.
Zgjidhje pse nuk na dhe ti, këtë hall s’e zgjidh njeri.
Mesatarja 5.8 ministrja e shtetit eee
Pas kaq vitesh në pushtet, në fund ta futi shefi vetë.

Elbasan studentet 3