Si i bleu votat Kelmend Balili, denoncimi tek Berisha: “Lekë pa hesap dhe 3000 patenta”!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit zyrtarë të Kelmend Balilit, Theodhori Sollaku dhe dy avokatëve të tij të partisë, siç i quan Berisha, Alfred Pezën dhe Artan Hoxhën, lidhur me pronat e “Eskobarit të Ballkanit” ku sipas tij e nxorën atë si të varfër.
Përmes një statusi në facebook, ai publikon mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar, i cili shprehet ndër të tjera se Kelmend Balili në zgjedhjet e 2015 ka blerë vota duke shpërndarë para pa hesap si dhe 3000 patenta gjatë kohës kur i vetëdorëzuari ishte Drejtor i Transporteve në Sarandë.
Sipas qytetarit mesazhin e të cilit publikon Berisha, të gjitha pronat kanë qenë në emër të Kelmend Balilit.
Postimi plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ja pronat e Eskobarit te Ballkanit qe avokati zyrtar dhe dy avoketerit e tij te partise e nxoren mbreme te varfer!
Qytetari dixhital denoncon:
-Pronat e Balilit dhe mashtrimin e tij dhe te tre avoketerve te tij Sallaku, Peza, Hoxha se klienti i tyre nuk ka prona
– Blerjen e votave me 3000 patenta nga Eskobari
Lexoni mesazhin e tij. sb
Doktor mirembrema mbreme ne darke qe po ndiqja emisjoni e blendi fejziut qe flitej per klement balilin nga tre avoketrit e tij Sallaku, Peza dhe Hoxha se nuk ka prona ne emrin e tij te gjitha pronat qe kan qene ne emer te klement balilit dhe santa dhe lokali qe ka ne butrint e shume pasuri te tjera degjova dhe per zgjedhjet e 2015 qe thuehej qe doli force e pare ne qyten e delvines u shperndan leke pa esap nga vete klement balili dhe 3000 pantenta se klement balili qe drejtori i trasporteve ne sarande dhe keshtu humbi parti demokratike ne delvin te lutem emrin anonim