Ballina Politikë Rama iu hakërrehet pedagogëve: “Mos prisni të bëhem dhe unë me studentët...

Rama iu hakërrehet pedagogëve: “Mos prisni të bëhem dhe unë me studentët se e shihni pastaj”…

Teksa ishin duke u zhvilluar debate mes ministres së Arsimit të sapozgjedhur Besa Shahini dhe përfaqësuesve të rektorateve nuk mund të vononte ndërhyrja e kreut të qeverisë Edi Rama në ambientet e Art Turbinës.
Ai ka bërë fajtorë Universitetet për gjendjen ku ndodhet sot arsimi, ndërsa ka kërcënuar se do të bëhet palë me studentët kundër tyre.
“Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentët dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion”, tha Rama.
Më tej Rama tha: ‘’Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët dhe të vij përball jush, se kjo punë duhet të marrë fund’’.
Ndërkohë që teksa ka ndeshur në rezistencë nga salla, Rama ka ashpërsuar tonet, ndërsa ka kërcënuar se do të nxirrte nga salla këdo që e kundërshtonte.
“Mos më ndërprit se kjo duhet të marrë fund, e drejta për të ndërprerë të tjerët duhet të marrë fund se del dhe jashtë”, shtoi më tej Kryeministri.

Exit mobile version