Deklarata e fortë: Rama do të ketë fundin e një diktatori!

“Migjeni do të pikëllohej me këtë realitet për të cilin shkruajti 80 vite më parë e është aq real sot fale jush”, shkruan në nje shenim te saj deputetetja demokrate Orjola Pampuri duke akzuar kreun a qeverise per gjenden në të cilën ndodhet vendi.
Ajo vijon në shënim e saj se “e vetmja gjë që do të shkulë rrënjet e kësaj autokracie është protesta qytetare në mbarë Shqipërinë deri në largimin e delirantit kryeminstër. Vendi prej muajsh vlon nga protestat, dhe e gjitha kjo si akumulim i dështimeve të kësaj qeverie në punën 6 vjecare të saj”.
Postimi i plotë i deputetes së PD
Kryeministrit te aferave, mashtrimeve e kompromiseve I ka ardhur fundi. Ky kryeminister nuk pranoi fakte, argumenta, denoncime, nuk u terhoq nga vendimet e aferat korruptive, madje as protestat e studenteve nuk arriten te kthjellonin sado pak dalldine e tij ne delir.
E vetmja gje qe do te shkule rrenjet e kesaj autokracie eshte protesta qytetare ne mbare Shqiperine deri ne largimin e delirantit kryeminster. Vendi prej muajsh vlon nga protestat, dhe e gjitha kjo si akumulim I deshtimeve te kësaj qeverie ne punen 6 vjecare te saj.
Hiq një minister e vër një tjetër, largo një deputet, e të dalin në shesh aferat korruptive te 20 të tjerëve. Bëmat e ketij kryeministri s’paskan fund. Dhe sot ka perballë mijera qytetare ne proteste. Prej 75 ditësh banorët e unazës së re protestojnë në rrugë, kundër projektit korruptiv, e abuziv, në kurriz të tyre, e si përgjigje kanë marrë dhunën fizike e psikologjike Nga ana tjetër keni naftëtarët, mjekët, personelin shëndetësor, e studentët në të gjithë Shqipërinë. E ju ç’bëni? Atë që I ka hije vec një autokrati….

Mjekët i shantazhoni, demotivoni e anashkaloni. Rreth 521 mjeke te diplomuar në Shqipëri punojnë në spitalet gjermane.
Shqiperia ka numrin më te vogël për mbulimin me mjekë për popullsinë në Europë e Ballkan, 1.2 mjekë për 1000 banorë, ndërkohë që bëni shoë me spitalet rajonale të cilët janë në ditë të hallit. Koncensionet dhe PPP-te korruptive ne shendetesi vulosen perfundimisht rrenimin e ketij sistemi.
2.Banorët e unazës së re, i arrestoni, dhunoni e bëni kompromise per përcarje mes tyre, dhe nuk tërhiqeni nga projekti abuziv me vlerë 40 milion euro për 2 km rrugë, e ju qofshi si nuk ju dridhet qerpiku përballë abuzimeve të tilla.
3. Studentët me kërkesat e tyre e kundër ligjit klientelist të arsimit të lartë, tentuat t’i përcani ndërmjet komunikimit të stisur me të rinjtë e freshit të infiltruar mes tyre, nuk pati sukses, më pas zgjodhët rrugën tjetër atë të dhunës e shantazhit dhe në këtë mënyrë dështuat. Shkarkoni trecerekun e kabinetit dhe vendosni tekniciene, pikerisht në ato ministry ku nevoja është më e madhe për përfaqësues të qytetarëve, për persona që u kanë premtuar, kanë komunikuar e janë votbesuar nga qytetarët.
Dhe si të mos mjaftonte secili e lë me një mijë e një probleme ministrinë e tij, duke ia besuar, drejtorëve e teknicinëve të panjohur për qytetarët, madje disa prej tyre të përfolur për afera korruptive.
Sipas analistëve të OXFORD Analytica: Protestat e e shumta në Tiranë janë Brenda një konteksti më të gjerë, të pakënaqësisë në rritje me jetën në Shqipëri, ekonomia në vështirësi, elita politike e shkëputur nga realiteti dhe institucionet publike janë të korruptuara dhe të kriminalizuara’

Kjo në fakt është e vërteta, e cila u vërtetua dhe në përgjimet e bëra publike dy ditë më parë, ku disa prej jush përfshiheni në punësime militantësh, e manipuloni konkurset e punësimit, nepotizmi e diletantizmi kanë uzurpuar administratën, një ndër kushtet për hapjen e negociatave, ishte dhe reforma në administratë, gjë që jo se bëni dot, po nuk dini nga t’ia nisni.
E vetmja alternativë është të sulmoni këdo, mediat kazan, gazetarët me një krahasim anadollak, kadrinj, studentët ngelës, qytetarët shpellarë…..e shumë epitete që nuk I kurseni kundrejt kujtdo që ju kujton e ju zbulon të vërtetat. Kështu mendoni t’ia hidhni? Fakti I pamohueshëm I konstatuar nga INSTAT që nga janari I vitit 2018 deri në nëntor të po këtij viti janë larguar nga Shqipëria 202 000 shqiptarë e asnjëri prej tyre nuk është kthyer me, Qytetarët po largohen të punojnë e vjelin prodhime në vendet fqinje ndërkohë që në Shqipëri tokat kanë mbetur djerrë, rrugë nuk ka, e subvencioneve fictive ne bujqesi u ka dale boja tashme., 29.000 familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike këtë vit, që sot enden rrugëve të papunë e në varfëri ekstreme.

Pagesa mujore e ndihmës ekonomike është nën minimumin jetik. Edhe pse numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike është përgjysmuar, pagesa për ndihmën ekonomike është 35% më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik. 80% e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane.
78 % e mjkëve kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga Shqipëria, 66% e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë nën minimumin jetik Pensionistët me pensionin që marrin jetojnë nën minimumin jetik. Rritja e rrogave dhe pensioneve në këto 6 vite ka qënë ne masë fare qesharake.
Varfëria ka mbuluar vendin nga veriu në jug. Migjeni do të pikëllohej me këtë realitet për të cilin shkruajti 80 vite më parë e është aq real sot fale jush, të cilët e mjeruat si kurrë ndonjëherë këtë vend. Roosvelt shkruan: ‘Kur arrini në fund të litarit lidhni një nyje dhe mbahuni’.
E në fakt koha e ketij kryeministri ka mbaruar tashme. Ka lidhur prej kohesh disa nyje, te cilat po ia zgjidhin nje nga një qytetarët nga veriu në jug. Ky kryeministër që bashkëpunoi me banda, ky kryeministër që i fsheh e i dorëzon vetë krerët e bandave, ky kryeministër që nuk di të ndalet, do ketë fundin e merituar të një diktatori.

auto pampuri fcb1547798886