Studentët e Shkodrës, dy kërkesa të reja!

Studentet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë dorëzuar 2 kërkesa të reja në rektorat në njërën prej të cilave kërkojnë shkrirjen e Këshillit Studentor pasi sipas tyre ai nuk mbështet interesat e studentëve .
Ndërsa në kërkesën e dytë adresuar rektoratit, studentët kërkojnë uljen e pikëve të krediteve për të kaluar vitin akademik nga 30 që është aktualisht në 25.
Kjo projekt-kërkesë është firmosur nga disa studentë të të gjitha fakulteteve të Universitetit të Shkodrës dhe i është dërguar për shqyrtim rektorit të këtij institucioni.
Ndërkohë në një njoftim në rrjetet sociale, studentët e fakultetit të Infermierisë dhe të Shkencat e Natyrës në Shkodër kanë paralajmëruar protestë masive.
Ato kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta për gjatë gjithë javës.
Studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në Rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futet në rend dite. Ndërkohë studentet u shprehën se bojkoti vijon ende në të gjitha fakultetet e Shkodrës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

kerkesa