Reagon PD: Hetimi i dosjes 339 të publikuar nga Zëri i Amerikës çon në arrestimin e Ramës

PD ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës të një pjese të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra nga kryeministri Rama dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së.
Deputeti i PD, Ervin Salianji tha gjatë një dalje për mediat se, përgjimet e reja të dosjes 339, të publikuara nga Zëri i Amerikës, provojnë se Edi Rama ka ndërtuar një shtet fasadë me konkurse fasadë, me tendera fasadë de me zgjedhje fasadë.
Sipas Salianjit, hetimi i pavarur i dosjes 339 çon në arrestimin e pashmangshëm të Edi Ramës.
Deklarata e plotë e Salianjitauto Screenshot 41547488648
Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!
Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg!

Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339.
Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017.
Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.
Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje, gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar.
Me zbulimin e provave të reja nga dosja 339 prej Zërit të Amerikës është e qartë se në Shqipëri nuk funksionon shteti demokratik, sepse Edi Rama paracakton gjithçka: rezultatin e zgjedhjeve, punësimet në administratë dhe oligarkët me të cilët ndan miliona euro nga taksat e shqiptarëve.
Sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!

rrrr