Pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, edhe studentët e Durrësit vendosin të ngujohen

Pas vendimit të studentëve të Universitetit të Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit për t’u ngujuar brenda ambienteve të fakulteteve, mësohet se të njëjtën gjë do të bëjnë bashkëmoshataret e tyre të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Përmes një reagimi zyrtar anëtarët e Këshillit Studentor, njoftojnë duke filluar nga nesër studentët e UAMD-së do të ngujohen brenda mjediseve universitare.
Njoftimi i plotë
“Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor.
Pas shumë diskutimeve, studentët referuan tek Këshilli Studentor problematikat që hasin në jetën e përditshme universitare.
Një ndër pikat kresore që u diskutua në takim ishte edhe qëndrimi që do të mbajnë studentët e UAMD-së, në lidhje me situatën e arsimit në përgjithësi dhe kërkesat që kanë tanimë studentët në mbarë vendin.
Në përfunim, studentët arritën në konkluzionin se rruga e veteme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.

Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve.
Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin.
Procesi mësimor është shuë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.
Universiteti është i yni
Universitetin e bëjmë vet
Ligjet klienteliste nuk i pranojmë
Bashkohuni me studentët nesër në orën 07:00 pranë UAMD Spitallë, kampus.

bojkot