Lajthit Rama, sulmon Zërin e Amerikës: “Flet nga kazani i Tiranës”

Pasi Zëri i Amerikës publikoi përgjime për punësimet në burgje në kohën kur Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka sulmuar Zërin e Amerikës për të cilin thotë se flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike. Cuko pergjime
“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike🤮Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik🤮Çfarë katandie🤮”, shkruan Rama.
Zëri i Amerikës ka zbardhur përgjimet e dosjes ndaj Arben Çukos ku rezulton se punësimet në Burgje bëheshin me prorsi të kryeministrit Rama dhe ndërhyrjen e deputetëve të PS. .‘Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga’, shkruhet në Faqen zyrtare të Zërit të Amerikës në Facebook.

Disa nga përgjimet e VOA:
0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.
0692876209: E kuptoj…
0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..
0692876209: E di vlla
0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…
0692876209: E kuptoj
0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

a1