Ballina Politikë I “sëmuri” në Kryeministri vetëshpallet edhe Ministër i Jashtëm

I “sëmuri” në Kryeministri vetëshpallet edhe Ministër i Jashtëm

Rama ka shpallur veten edhe ministër të Jashtëm. Konfirmimi ka ardhur përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale. Rama thotë se, në kushtet kur Presidenti ka refuzuar kandidaturën për ministër të Jashtëm të Cakajt, atëhere ai do të propozojë veten si ministër të Jashtëm tek Presidenti.
Mësohet gjithashtu se socialistët do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, të gjithë ministrat e rinj, pra do të presin edhe dekretin e kreut të shtetit për ministrin e Jashtëm, për të votuar më pas kabinetin e ri qeveritar në një seancë të posaçme plenare.
Sa i takon refuzimit që iu bë Cakajt, burime nga PS tregojnë se ata do i drejtohen gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nëse Presidenti ka të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit.
Një rast i ngjashëm, ku kryeministri mban njëkohësisht edhe rolin e ministrit të Jashtëm paraqitet edhe në Greqi, ku pas dorëheqjes së Niko Kotzias, Aleksandër Tsipras i ka mbajtur të dy postet.
Mbetet për t’u parë nëse Meta do të dekretojë emrin e Ramës si Ministër i Jashtëm.

Exit mobile version