Dekanati i Filologjisë i bashkohet protestës: “Dënojmë dhunën ndaj studentëve”!

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë i është bashkuar sot protestës së studentëve, që vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe kanë pushtuar godinën. Në një deklaratë, të publikuar në rrjetet sociale që mban firmën e Dekanit, Prof. Dr. Sabri Laçi, thuhet: “Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-së deklaron se pedagogët:
Ndërkohë që studentët e të gjithë fakuleteteve në Tiranë, kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, dekanat i Fakultetit te Historise dhe Filologjise kanë dalë në një deklartë për mediat në mbështetje të protestës.
Dekanati dënon ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre. Ndërkohë që propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH
Deklarata

• Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.
• Dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre
• Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve
• Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë
• Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH
• Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh
• I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

11111

50015950 219319019010884 1229919187208503296 n