Berisha: Ja pse Rama nuk mund të jetë ministër i Jashtëm!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një konstitucionalisti shqiptar, i cili duke cituar Kushtetutën zbulon pse është i paligjshëm emërimi i kryeministrit, Edi Rama, në postin e ministrit të Jashtëm. Sipas tij, pika d e nenit 102 nuk parashikon që kryeministri të jetë ministër i Jashtëm, apo në krye të ndonjë ministrie tjetër.
Në Kushtetutë pika d e nenit 102 në Kushtetutë thotë se detyrat e tjera perveç kryeministrit, ky i fundit duhet t’i ketë të përcaktuara me ligj.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kushtetuta nuk lejon emerimin e Rames edhe ne postin e ministrit te jashtem!
Ketu me poshte keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb
“Pershendetje doktor Berisha mbasi kemi pare kushtetuten tone, pika d, ne konsulte me konstitucionaliste gjermane ata garantojne se kryeministri nuk mund te jete edhe minister. Nuk e parashikon ligji shqiptar ”Neni 102 pika d e kushtetues kerkon qe detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet ti kete te percaktuara me ligj. Kushtetuta ne asnje nen te saj nuk parashikon se kryeministri m7nd te jete edhe minister i jashtem apo i ndonje ministrije tjeter. Keshtu qe dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta.

Kushtetuta

22 3