Basha dënon sulmin e Ramës ndaj Zërit të Amerikës: Eshtë koha për ta shkulur

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar një akt të turpshëm sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, pas publikimit të skandalit të punësimeve në Shqipëri.
Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan se Rama për të mbrojtur paratë e krimit dhe korrupsionit është i gatshme të sulmojë këdo;
Reagimi i Bashës në tëitter:
Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!

1CD8436C 1E08 4897 8575 6A4D5A43E165 w1023 r1 s