Qeveria përdhosi me narko-polici tempullin e dijes, studentët vazhdojnë qëndresën brenda fakulteteve

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas përpjekjes së policisë që pas mesnates u mundua për të nxjerrë studentet nga ngujimi në fakultetin e drejtësisë. Gent Strazimiri shkoi në vendngjarje bashkë me deputetët e tjerë të PD, Albana Vokshi, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi.
Ragimi i plotë i Strazimirit:
Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e “së drejtës”, të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për “vetting” !!!!!
Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç’thotë qeveria!
TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR “PËRDITSHMËRINË” PAS PËRDHOSJES!
P. S. Ndryshe nga ç’raportojnë mediat e regjimit, studentët vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!

auto policia 31547194464