Berisha akuzon Ramën për dhunimin e studentëve nga banditë të veshur me uniformë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë dhunimin nga Policia të studentëve të ngujuar brenda Fakultetit Juridik.
Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama për këtë ndërhyrje me forcë kundër studentëve: “Rama urdhëron terroristë të narkopolicisë, të veshur me uniforma të Policisë private, të ndërhyjnë me forcë dhe dhunë pas mesnate, kundër studentëve të ngujuar të Fakultetit Juridik. Krim i shëmtuar!”, nënvizon Berisha krahas publikimit të pamjeve.

Narkopolicia ne shkelje te hapur te ligjit dhunon studentet brenda Fakultetit te Ekonomise. Video tregon nje polic duke qelluar me grusht nje student. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 11. Januar 2019