Tensionohet protesta, studentët nxjerrin jashtë fakultetit policët dhe pedagogët

Protesta e studentëve në Tiranë është tensionuar si pasojë e prezencës së policisë në Fakultete. Studentët po vazhdojnë protestën të ngujuar brenda fakulteteve, por ata kanë shpërthyer në revolt ndasj policëve dhe disa pedagogëve që kërkojnë të zhvillojnë mësim.
Protestuesit kanë nxjerrë jashtë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pedagogët dhe policin e godinës. Po kështu ka ndodhur edhe në fakultetet e tjera.
Studentët e kishin paralajmëruar këtë formë proteste, bllokimin e fakulteteve deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Rreth 200 studentë ndodhet brenda Fakultetit Juridik dhe kanë mbyllur hyrjen kryesore të tij.
Ndërkohë, dekanë dhe rektorë kanë marrë porosi nga Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit për të menaxhuar situatën me protestuesit dhe rifilluar sa më shpejt, leksionet.

auto 20190109 140244 090119031 1 ULLLzLf1547107559