Ballina Aktualitet Studentët në grevë urie! Qeveria u pret dritat!

Studentët në grevë urie! Qeveria u pret dritat!

Studentët e Ekonomikut dhe të Juridikut janë ngujuar në grevë urie në fakultetet përkatëse, ndërsa shprehen se do të qëndrojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndërsa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit.
Studentët bëjnë me dije se OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike, ndonëse në godinat përreth Ekonomikut ka drita.
Studentët kërkojnë realizimin e 8 pikave dhe shtyrjen e sezonit të provimeve për të përsëritur të gjitha orët e humbura si pasojë e protestave.
“Do vazhdojmë protestën edhe në orët në vijim. Duhet të shtyhet sezoni dhe të gjitha orët e humbura duhet të përsëriten. Protesta ka dhënë prova të qarta për rezistencë. Çdo pagesë të bëhet sipas shtresës ekonomike”, thotë një student.
Studentët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të thërrasin një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të tyre.
Numri i studentëve është më i madh se dje. Shumë studentë kanë hyrë nga dritarja dhe janë futur brenda. Janë mbyllur me karrige të gjitha dyert e sallave të leksioneve dhe seminareve janë të bllokuara. Ata kanë deklaruar se do të kenë edhe një video-konferencë.
Teksa qëndrojnë të ngujuar, ata kanë njoftuar gjithashtu se do të kenë edhe një komunikim për mediat. Ka shumë student, të cilat tentojnë të hyjnë nga dritaret për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve, por policia i ka penguar.

Studentët kërkojnë përmbushjen e 8 pikave plus heqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë. Forcat e sigurisë nuk i lejojnë studentët të hyjnë e dhe të dalin nga dritaret.
Studentët sqaruan se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Numri i studentëve tek Juridiku është shtuar edhe më shumë. Ata shprehen se numri i tyre që janë ngujuar shkon në 200. Në thirrjet e tyre, studentët kanë nënvizuar se janë të hapur dhe presin edhe ndihma ushqimore nga qytetarët e ndryshëm.
Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.
Kerkesat vijojnë si më poshtë:
1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.
2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare
3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.
4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

Exit mobile version