Studentët e Drejtësisë përplasen me policët: “Mos më prek! E di vetë unë ku futem”!

Studentët e ngujuar brenda fakultetit të Drejtësisë janë përplasur me forcat e policisë dhe rojeve të sigurisë private.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si studentët tentojnë që të hyjnë brenda fakultetit, nga dritarja, por pengohen nga policia. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të zhvillohet një debat, ndërsa njëra prej studenteve i ka kërkuar rojës që ‘mos t’i prekë studentët’.roja me vajzen
“Mos më prek. E di vet unë nga ku futem”, shprehet një nga studentet që ndalohet nga roja, ndërsa një tjetër përsërit; Mos i prek studentët. Nuk ke të drejtë”.
Mëngjesin e sotëm studentët e kanë vazhduar protestën brenda fakultetit Juridik. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndersa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit, deri në plotësimin e 9 kërkesave të tyre.

Ngujimi te Juridiku, studentja: Deri të dielën këtu, s’kemi frikë
Një studente e fakultetit të Juridikut, teksa ka dashur të ruaj anonimatin, pohoi se brenda këtij institucioni arsimor ndodhen mbi 100 të rinj.
Studentja tha se deri ditën e diel do të qëndrojnë brenda godinës së fakultetit, ndërsa shton se nuk i tremben humbjes së vitit akademik. Ajo tha se Shqipëria ka njohur momente më të vështira, siç ka qenë viti 91 apo dhe 97.
“Jemi mbi 100 veta këtu. Presim dhe të tjerë, pasi gjatë gjithë kohës vijnë studentë. Nuk kemi informacion të saktë se si do të vijojë përshkallëzimi deri të dielën. Ne e vendosim brenda ditës, është diçka e momentit. Mund të ketë edhe penalizime, edhe nga pedagogë, apo dhe nga policia. Nuk kemi frikë që do na digjet viti shkollor. S’u dogj as në 97, as në 91, në ditët më të vështira. Mësimi do të shtyhet, e dimë këtë. Ne duam të rimarrim ato leksione dhe të shtyhet sezoni i provimeve”, tha studentja.