Protesta e studentëve në Elbasan në terror policor, i vendoset kusht i ri qeverisë

Studentët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan vijojnë protestën nëshoqërinë e forcave të policisë. Ata kërkojnë plotësimin e 9-të kërkesave drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.
Studentët e Elbasanit kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve nga ana e kryeministrit Rama ose doreheqjen e tij, një kërkesë kjo e pa artikuluar më parë.
Edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka patur prezencë të policisë në ambjentet e universitetit por pasi studentët kanë nisur ti filmojnë ata janë larguar duke qëndruar në ambjentet e jashtme të këtij universiteti.
Thirrjet e studentëve drejtuar qeverisë janë të ndryshme të cilat. Ata kanë kënduar edhe Himnin e Flamurit Kombëtar nëpër koridoret e universitetit.
Ndërkohë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet përkatëse vijon bojkotimi i mësimit nga ana e studentëve.

el1