Lufta nga Amerika ndaj Ramës për skandalin 30 milionë euro, VOA: Nxirrni provat

“Zëri i Amerikës” i është përgjigjur reagimit të mbrëmshëm të Sekretariatit Teknik të Komisionit te Posacem te Licencimit, që hidhte poshtë lajmin e VOA se “DH Albania” ishte ndihmuar nga administrata shqiptare”.
“Zyrtarët nuk sqaruan në reagim shkeljet e ngritura. Ftojmë autoritetet të përgjigjen me prova,” i është përgjigjur VOA.
Referuar kronikës së publikuar nga “Zëri i Amerikës” se shoqëria DH Albania është favorizuar në sigurimin e licencës në zbatim përpara regjistrimit në QKB, Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Liçencimit, sqaroi dje se nga ky komision është zbatuar procedura ligjore dhe mbledhja e datës 30 Korrik 2018 ka marrë në shqyrtim aplikimin e shoqërisë DH Albania për njehsimin e licencës së huaj vetëm pasi shoqëria ka plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor të kërkuar, përfshirë edhe dokumentin e pretenduar nga “Zëri i Amerikës”, aktin e regjistrimit në QKB.
Ndërkohë VOA shkruante: “Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunëel Haberman. Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të rregjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.