“Ky është personi që më ka kërcënuar me jetë”, pedagogia e protestës publikon foton

Pedagogia Ilirjana Kuçana denoncon në redaksinë e Faxweb.al se mbrëmjen e djeshme është kërcënuar me jetë një një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. kucana
Përmes një fotoje ajo ka denoncuar agresorin, që sipas saj e ka kërcënuar, në mënyrë që ta trembë që të mos jetë më pranë studentëve në protestë.
Kuçana është një nga pedagoget që nuk i është ndarë protestës së studentëve, duke shprehur mbështetjen e saj ndaj të rinjve. Shpeshherë ajo ka qenë dhe pjesë e studiove televizive, ku ka mbrojtur me forcë të drejtat e studentëve.
Kërënime me jetë ka marrë edhe student Klajdi Bello, i cili i bëri publike detajet mbrëmjen e djeshme përballë gazetarit Rezear Xhaxhiu në Fax News.

“Kemi një presion shumë të madh, nga pushteti për të shuar protestën. Kam bërë sot një kallëzim penal, sepse jam shantazhuar sërish me jetë. Shpresoja që të ishin shantazhe që mund të kaloheshin. Por jo, më kanë kërcenuar me emër dhe mbiemër, marrin guximin dhe më thonë tërhiqu nga protesta. Unë së bashku me studentët do të shkoj në ambasadat për të kërkuar ndihmë. Janë shumë infomacione që kanë të bëjnë më njerëz që kanë lidhje me pushtetin.
Kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe janë ofruar që të blejnë studentët. Jam kërcënur me jetë dhe mesazhet ndodhen në telefonin tim dhe janë e zeza në të bardhë. Drejtorët e Policisë së Tiranës janë në dijeni për këtë gjë. Dhe unë kam denoncuar me emër dhe mbiemër të gjithë ato që më kanë kërcënuar. Ato më kanë kërcënuar me mercenarë, duke më kërkuar që të largohem nga kryeministria. Janë dhe persona të tjerë që më kanë shantazhuar. Por nëse nuk marrim zgjidhje i bëjmë thirrje gjithë popullit dhe ndërkombëtarëve që të na ndihmojnë përndryshe dikush do të humbasë jetën! Ky kërcënim që erdhi sot, jam mëse i sigurt që vjen nga njerëz me mbështetje financiare dhe pushtetare. Nuk kam frikë fare, më vjen keq për prindërit e mi”, u shpreh studenti Klajdi Bello mbrëmjen e djeshme.

bandit1