Berisha: Gjarprit iu pre bishti, por duhet shtypur koka një minut e më parë!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas refuzimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, vendimi i Presidentit të Republikës ishte një goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob të projektit të serbomadhise ne Tiranë dhe ne Prishtinë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!
Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!
Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.
Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb